Telegrafi

Mungon vetëm konfirmimi për transferimin e parë të Real Madridit për edicionin 2024/25

Leny Yoro tashmë e di se Real Madridi është i prirur për nënshkrimin e tij nga 30 qershori, kur hapet afati i transferimeve të verës. Lille, klubi i tij aktual, gjithashtu ka disa javë që dinë për interesimin e klubit spanjoll.

Dëshira e Los Blancos është e qartë dhe është në përputhje me investimin e tyre në të rinjtë ndër vite, veçanërisht nga Franca, nga ku ata tashmë kanë marrë Eduardo Camavingan dhe Aurelien Tchouameni.

Kontrata mes lojtarit të ri dhe skuadrës franceze përfundon më 30 qershor 2025, që do të thotë se Real Madridi do ta ketë më të lehtë transferimin e tij.

Lexo po ashtu Dyshime se fanella me numrin 9 e Mbappes është shtypur në dyqanin e Real Madridit

Pritet që Lille të ulë kërkesat e tepërta financiare, të cilat aktualisht janë 60 milionë euro për një lojtar 18-vjeçar, kontrata e të cilit skadon për një vit e gjysmë.

Real Madridi ka filluar të kuptojë se duhet të sjellë një qendërmbrojtës verën e ardhshme. Yoro nuk është opsioni i vetëm, por është ai që i përshtatet më së miri strategjisë së inkorporimit të lojtarëve të rinj dhe francezi është vetëm 18 vjeç.

Alphonso Davies po ashtu mbetet objekti i skuadrës spanjolle, por që ende nuk ka ndonjë lëvizje konkrete. /Telegrafi/