Site icon Telegrafi

Mungon prej kohësh në rrjetet sociale, Bebe Rexha lajmërohet përmes një videoje: Jam ende gjallë

Foto: Bebe Rexha/TikTok

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e ka nisur vitin 2022 duke u treguar më indiferente ndaj angazhimeve në muzikë dhe prezencës në rrjetet sociale.

Paraqitjet e saj gjatë tre muajve të parë të këtij viti kanë qenë të pakta, ndryshe nga sa janë mësuar fansat ta shohin më parë.

Megjithatë, së fundmi 32-vjeçarja publikoi për fansat e saj në rrjetin social TikTok një video-selfie, duke ua bërë të ditur aty se ajo është ende “gjallë” dhe se i do shumë ata.

@beberexhaIt’s been a while…

♬ original sound – BebeRexha

E veshur me një këmishë rozë dhe me një pamje të kuruar prej biondeje, Bebe Rexha tha: “Çkemi, ka kaluar një kohë dhe thjeshtë doja t’ju thoja: Përshëndetje dhe jam ende gjallë dhe jam këtu. Ju dua”.

Artistja me origjinë shqiptare përndryshe ishte mjaft aktive gjatë vitit 2021 me publikimin e albumit të saj të dytë në karrierë, “Better Mistakes” – i cili u prit mirë nga fansat.

Lexo po ashtu Bebe Rexha fotografohet nga paparacët duke u puthur me të dashurin e saj në veturë

Në dhjetor ajo publikoi në rrjetin social Twitter disa fotografi nga një studio muzikore në New York, duke dhënë indikacione te fansat se mund të jetë duke punuar në albumin e tretë të saj.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ndërsa sa i përket jetës private, shqiptarja është tashmë në një lidhje prej dy vitesh me drejtorin e fotografisë, Keyan Safyari. /Telegrafi/

Exit mobile version