Site icon Telegrafi

Mungon Lista Serbe në Kuvend, votat për demarkacionin “në krizë”

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Ani pse koalicioni qeverisës deklaroi se i kanë numrat për ta votuar këtë marrëveshje, siç duket nuk është ashtu.

Në seancë përpos deputetit Ramiz Kelmendi po mungon edhe grupi parlamentar i Listës Serbe, nga të cilët edhe varet ratifikimi i kësaj marrëveshje.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në vazhdim, a do të arrijë të kalojë kjo marrëveshje apo jo. /Telegrafi/

Exit mobile version