Telegrafi

“Më mungon”, kënga më e re nga NRG Band

NRG Band sjellin këngën e re "Më Mungon" (Foto: YouTube)

Grupi i njohur muzikor, NRG Band, kanë prezantuar së fundmi këngën e re.

“Më mungon” mban titullin projekti i ri i tyre, të cilin e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Frontmeni i grupit vjen me një paraqitje atraktive, ndërsa në klipin e ri ka ndryshuar edhe stilin e tij të flokëve.

Besnik Qaka (Foto: YouTube)

Videoja muzikore i është besuar Valon Azirit, kurse protagoniste e klipit është modelja Iliriana Krasniqi.

Ndërkohë, për flokët e këngëtarit është përkujdesur ‘Nagipi Hair’.

Lexo po ashtu NRG Band së shpejti me projekt të ri muzikor

Projektin tashmë e gjeni të lansuar edhe në kanalin zyrtar të grupit NRG Band në YouTube.

Pavarësisht situatës me COVID-19, të njëjtit kanë qenë mjaft aktiv me prurje të reja muzikore. /Telegrafi/