Grupi i njohur muzikor, NRG Band, kanë prezantuar së fundmi këngën e re.
“Më mungon” mban titullin projekti i ri i tyre, të cilin e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Frontmeni i grupit vjen me një paraqitje atraktive, ndërsa në klipin e ri ka ndryshuar edhe stilin e tij të flokëve.
Videoja muzikore i është besuar Valon Azirit, kurse protagoniste e klipit është modelja Iliriana Krasniqi.
Ndërkohë, për flokët e këngëtarit është përkujdesur ‘Nagipi Hair’.
Projektin tashmë e gjeni të lansuar edhe në kanalin zyrtar të grupit NRG Band në YouTube.
Pavarësisht situatës me COVID-19, të njëjtit kanë qenë mjaft aktiv me prurje të reja muzikore. /Telegrafi/