Milani ka rikthyer kapitenin Alessio Romagnoli përsëri për ndeshjen e tyre kundër Genoa, por Zlatan Ibrahimovic është pezulluar dhe Davide Calabria është dëmtuar dhe këto janë dy mungesat e mëdha për ndeshjen e së dielës.
Milani luan ndaj Genoas nesër (e diel) me ndeshjen e cila është paraparë të luhet me fillim nga ora 12:30.
Suedezi Ibrahimovic është mungesa e madhe, duke u ndaluar një ndeshje pas kartonit të tij të kuq për disa fjalë të palejuara ndaj gjyqtarit gjatë fitores në Parma.
Calabria dhe Daniel Maldini janë ende në infermieri dhe pritet të jenë dy mungesat tjerë për trajnerin Stefano Pioli.
Our squad for the San Siro showdown 🏟️ #MilanGenoa: i convocati 💪🔴⚫ #SempreMilan @pumafootball pic.twitter.com/oWITVH6yvQ
— AC Milan (@acmilan) April 17, 2021
Romagnoli kthehet në skuadër, megjithëse tani është qendërmbrojtësi i tretë pas dyshes, Simon Kjaer dhe Fikayo Tomori, të cilët po paraqiten mirë.
Mario Mandzukic është gjithashtu në dispozicion dhe mund të paraqitet si një zëvendësues, por Rafael Leao pritet të drejtojë sulmin.
Lojtarët e ftuar për ndeshjen ndaj Genoas: G Donnarumma, Moleri, Tatarusanu; Dalot, Gabbia, Theo Hernandez, Kalulu, Kjaer, Romagnoli, Tomori; Bennacer, Calhanoglu, Castillejo, Brahim Diaz, Hauge, Kessie, Krunic, Meite, Saelemaekers, Tonali; Leao, Mandzukic, Rebic
/Telegrafi/