Elseid Hysaj mund të quhet një futbollist i ri i skuadrës italiane Lazio.
Pasi është larguar nga Napoli si futbollist i lirë në fund të kontratës, Hysaj ka gjetur marrëveshjen me Lazion.
Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar nga klubi, Hysaj ditën e djeshme (e premte) ka kryer edhe stërvitjet me lacialët.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme Lazio ka udhëtuar për fazën përgatitore, derisa Hysaj ka qenë pjesë e skuadrës.
Ka qenë edhe vet klubi kryeqytetas që nëpërmjet një ‘Insta Story’ ka publikuar Hysajn duke udhëtuar me skuadrën.
Kësisoj Hysaj bashkohet me trajnerin Maurizio Sarri me të cilin kishin punuar së bashku te Empoli dhe Napoli.
Zyrtarizimi i reprezentuesit shqiptar te Lazio është çështje orësh. /Telegrafi/