Telegrafi

“Më mungon ende Sergio Ramos!”, Modric e pranon trishtimin e vazhdueshëm për largimin e shokut të vjetër

Luka Modric e ka pranuar se i mungon ende ish-kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos pas largimit të këtij të fundit vitin e kaluar, me reprezentuesin kroat që zbuloi se dyshja “ende flasin me njëri-tjetrin çdo ditë” pavarësisht se luajnë në vende të ndryshme.

Veterani spanjoll Ramos i dha fund marrëdhënies së tij të gjatë me Los Blancos, me të cilët ai i pati sukses pothuajse të pashembullt në klub gjatë dekadës së fundit në shtëpi dhe në Evropë.

Ramos vendosi të transferohet verën e kaluar te Paris Saint-Germain si lojtar i lirë dhe ka luftuar për t’u vendosur që nga kalimi i tij në Francë.

Ish-klubi i tij e ka rikthyer veten si ekipi kryesor evropiane duke fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon nën urdhrat e Carlo Ancelottit, por ish-fituesi i Topit të Artë, Modric pranon se ai ende e i mungon shoku i vjetër i skuadrës, Ramos.

“Të gjitha largimet e lojtarëve me njerëz me të cilët kaloni vite, në një epokë shumë të suksesshme, janë të dhimbshme. Për të gjithë”, ka thënë fillimisht Modric për Sportske.

“Pas nëntë vitesh, ‘Sergi’ nuk është aty. Që në ditën e parë që ishte pranë meje, më ndihmoi të përshtatesha me Real Madridin, më inkurajoi, besonte në potencialin tim…”.

“Ne u bëmë miq të shkëlqyeshëm, familjet tona u mblodhën, kaluam verën së bashku. Ne ende flasim për ato ditë, të paktën me mesazhe. Më mungon të dal me të, por kështu janë gjërat në futboll”, përfundoi kroati. /Telegrafi/