“Deutche Welle” njoftoi se në listat e deputetëve të OBRM-PDUKM-së mungojnë Dime Spasov, Spiro Ristovski, Zoran Stavrevski dhe Vlladimir Peshevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri teknik Emil Dimitriev është i dyti në njësinë e tretë, Trajko Veljanovski i dyti në njësinë e dytë së bashku me Johan Tarçullovski i cili është i teti në listë.
Nikolla Gruevski mbrëmë në profilin e tij në Facebook, njoftoi se në zgjedhjet e parakohshme do të garojë kundër Zoran Zaev në njësinë e katër zgjedhore.
Shumica e deputetëve që kanë qenë pjesë e parlamentit të fundit, përsëri janë në lista. Sipas informacioneve të deri tanishme në listë nuk janë gjithashtu edhe “lojtarët më sulmues” të partisë, Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski./Telegrafi/