Telegrafi

Mungoi në festën e Realit, Coentrao zgjedh skuadrën e ardhshme

Fabio Coentrao duket i vendosur të bashkohet me gjigantët portugezë të Sporting Lisbonës në një marrëveshje huazimi për një sezon.

Sipas gazetës spanjolle Marca, 29-vjeçari – i cili u bashkua me Madridin nga rivalët e qytetit të Sportingit, Benfica, në 2011 – është vendosur për një largim të verës nga Santiago Bernabeu.

Lexo po ashtu Tashmë zbulohet pse Coentrao mungoi në të gjitha festat e Realit në Madrid pas triumfit në LK

Megjithatë, mungesa e tij në festat e klubit pas fitimit të Ligës së Kampionëve, të 12-tën në histori nuk lidhet me këtë transferim.

Gazeta portugeze O Jogo ka raportuar se Sporting janë ‘gati’ të përfundojnë një marrëveshje huazimi për mbrojtësin e krahut të majtë, i cili nuk ka luajtur më shumë se 10 ndeshje të La Ligës në një sezon të vetëm për Madridin që nga 2012-13.

Të dy raportet thonë se Coentrao, i ka 51 paraqitje me kombëtaren portugeze, vetëm duhet të kalojë testet mjekësore në Estadio Alvalade për të përfunduar marrëveshjen me marrëveshjen të plotë midis të dy klubeve. /Telegrafi/