Në Kosovë është mbajtur ceremonia “Laureatët e Vitit” ku do të ndahen çmimet për më të mirët e vitit në futbollin kosovar.
Megjithëse nuk mund të ishte i pranishëm në këtë eveniment, kreu i UEFA-s, Aleksander Ceferin, nuk ka munguar pa përçuar një mesazh për shqiptarët e Kosovës.
Ai përgëzon Kosovën për arritjet e mëdha në kaq pak kohë që nga krijimi, si dhe u uron kualifikimin për në Euro 2020.
Gjithashtu nuk ka lënë pa përkujtuar edhe ish-presidentin e FFK-së, Fadil Vokrrin.
“Të dashur miq, i dashur Agim Ademi, fillimisht urime për rezultatet fantastike prej kur vendi juaj është bërë anëtar zyrtar i UEFA-s.
“Vërtetuar se jeni vend i vërtetë i futbollit dhe duhet të jeni krenarë me atë që keni arritur deri tani. Jeni duke shkruar historinë. Ju e dini se mund të llogaritni gjithmonë në mbështetjen e UEFA-s për t’ju ndihmuar në rritjen dhe zhvillimin e futbollit”.
“Sot ju jeni një nga anëtarët e 55-të të asociacionit tonë dhe shumë të respektuar. Po ashtu urime lojtarëve që do të pranojnë sonte çmime. Ju nuk jeni vetëm futbollistë, jeni model për gjeneratat e ardhshme. Ju përfaqësoni shpresë për rininë….”.
“Duke përkujtuar ish-kryetarin tuaj dhe shokun tonë të dashur, Fadil Vokrri. Na mungon. Kualifikimi në Euro 2020, në muajin mars, do të ishte dhurata më e mirë për ta nderuar figurën e Fadil Vokrrit. Paçi fat! Shijojeni ceremoninë. Jetoftë gjatë futbolli kosovar!”, ka thënë ai.