Punën që nuk e bëri para një viti Komisioni Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, po mundohet ta bëjë tash.
Saktësisht, kur ka mbetur edhe një javë kur Kuvendi ka thirrur seancë për ratifikimin të marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, ky Komision, përmes komunikatave, po mundohet t’ua dëshmojë qytetarëve dhe kundërshtuesve të Marrëveshjes që demarkacioni është në rregull.
Një gjë të tillë Qeveria e Kosovës e ka premtuar që në momentin kur është nënshkruar kjo marrëveshje. Për mos informim të duhur të qytetarëve për këtë çështje, Qeveria e Kosovës ka marrë vërejtje edhe nga zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden. /Tribuna Channel/