Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, foli në konferencë për media, duke shpjeguar problematikat para sfidave me Irlandën e Veriut dhe Qipron në Ligën e Kombeve.
Ai është ndalur të flas për mungesën e Leart Paqaradës, pasi rikthimi i tij ishte pritur shumë nga tifozët e Kosovës.
“Nuk është hera e vetme që kemi diskutuar me të. Edhe pse nuk ka qenë i ftuar, unë kam folur me të më parë. Herën e fundin kur ka luajtur me St Paulin dhe pas këtyre paraqitjeve e kam kontaktuar sërish”.
“E kam ftuar, nuk kemi pasur probleme, por është dëshpëruese që tani mungon për arsye dëmtimi”, ka thënë Giresse për mungesën e tij.
Tutje ai u ndal edhe te mungesa e Valon Berishës, ku sipas tij janë disa gjëra që kanë bërë të Girese të vendos për mosftesë.
“Janë disa arsye pse nuk mund të ftohet Valon Berisha. E para është distanca, pastaj kohët e fundit nuk ka luajtur shumë me ekipin e tij në Francë. Ai kaloi në Australi dhe kampionati australian zhvillohet në një periudhë tjetër, kjo i komplikon gjërat”, deklaroi Giresse.
Në fund ai u ndal edhe te mungesa e Shkëlqim Vladit dhe Donat Rudhanit, që nuk do të jenë shkaku i lëndimeve.
“Para se të përpilojmë listën, shohim shumë lojtarë që mund t’i bashkohen përfaqësueses dhe që kanë një profil interesant. Një prej tyre është Shkëlqim Vladi, një sulmues shumë i mirë”, ka konfirmuar Giresse mungesën e këtyre të fundit. /Telegrafi/