Site icon Telegrafi

Mungesat e deputetëve në Kuvend, Gruevski dhe Mukoski të parregullt në punë gjatë vitit të kaluar

Sipas raportit ‘Deputeti Im’, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 deputeti Kërste Mukoski nuk ka marr fare pjesë në asnjë seancë kuvendore.

Njëri prej deputetëve i cili gjithashtu ka munguar në punën e kuvendit është deputeti Nikolla Gruevski. Ai gjatë periudhës janar-qershor 2018-të është paraqitur vetëm 3 herë në kuvend. Gruevski vetëm një herë ka dal në foltore për ta marr fjalën, kurse ka parashtruar 73 amendamente.

Më pas ndër të parregulltit radhitet lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, i cili në gjashtë gjysmës së parë të 2018-tës në Kuvend është parë vetëm katër herë, kurse asnjëherë nuk ka dal në foltore. Me mungesa të shumta janë edhe deputetët Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski.

Lideri i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela 38 herë ka qenë i pranishëm, ndërsa një hera ka marr fjalën në seancë plenare. Nga ana tjetër Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti 41 hera ka shkuar në kuvend, por në asnjë seancë plenare nuk e ka marrë fjalën.

Deputeti i cili me më së shumti ka dal në foltore është Panço Minov nga Grom. Ai 31 herë ka marr fjalën para deputetëve. Pas tij vijon deputeti i LSDM-së Dime Velkovski i cili gjatë kësaj periudhe 28 herë ka dal në foltore. Prej deputetëve shqiptar në gjashtë mujorin e parë 2018, më së shumti në Kuvend fjalën e ka marr Ejup Halimi me 26 herë.

Në periudhën gjashtë mujore gjithsej janë sjell 178 ligje prej të cilave 83 janë nga sfera ekonomisë, 53 për sistemin politik, ndërsa 43 ligje janë për veprimtari publike. Janë mbajtur 16 seanca pune, 5 seanca për pyetje deputetësh, dy seanca për fjalime dhe një seancë solemne. Gjithsej janë mbajtur 24./tv21/

Exit mobile version