Prodhuesit globalë të automjeteve të cilët kishin pritur që kriza e furnizimit me gjysmëpërçues të ulej në pranverë tani po paralajmërojnë se çipat do të mbesin të pakta për muaj, derisa një ‘rikuperim’ i pjesës së dytë është i mbushur me pasiguri.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shkaqet kryesore të përkeqësimit të përkeqësimit të mungesës janë ndërprerja e përhapur e prodhimit të çipave në Teksas nga moti i ashpër në muajin shkurt dhe nga zjarri në kompaninë në Japoni “Renesas Semiconductor Manufacturing Co. Ltd” më 19 mars që ndaloi prodhimin, duke hapur një vrimë në furnizimin global.
Ndërprerjet në Teksas dhe Japoni kanë përkeqësuar një mungesë që filloi vitin e kaluar kur kërkesa e fortë nga industria elektronike e konsumatorit bëri që prodhuesit e makinave të mos ishin në gjendje të përshpejtojnë porositë e çipave për të ecur në hap me një rikthim më të fortë se sa pritej pas bllokimit në shitjen e automjeteve.
Prodhuesit e makinave u desh të bllokonin ose të ndalonin prodhimin dhe të ndanin çipat për modelet me fitimin më të mirë. /Telegrafi/