Lëshimi në punë i Fabrikës së ujit, në Shkabaj më 27 mars të vitit të kaluam, ka bërë që furnizimi me ujë të pijshëm të përmirësohet dukshëm në Prishtinë dhe disa komuna të tjera.
Ilir Abdullahu, Kryeshefi i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Ilir Abdullahu tha në RTK se konsumatorët mund të ndihmojnë shumë në një furnizim me ujë për 24 orë, duke paguar me rregull faturat dhe mos ta keqpërdorin ujin e pijshëm.
“Ne po bëjmë çmos për rezultate sa më të mira, por mungesa e rrymës na shkakton probleme. Një pjesë e Fushë Kosovës ka probleme me furnizim e rregullt me ujë, jemi duke punuar që edhe atje të shtrimë rrjetin nga Shkabaj, me çka do të tejkalojmë këtë problem”, tha Abdullahu.
Probleme të furnizimit me ujë të pijshëm, sipas tij, ka edhe në disa zona rurale, por edhe atje po punohet për shtrirjen e rrjetit, për çka ai kërkon ndihmë edhe nga niveli qendror.
Abdullahu thotë se, një nga sfidat kryesore të Ujësjellësit KRU “Prishtina, për furnizim të rregullt me uji, është rrjeti i vjetruar, por edhe keqpërdorimi i ujit të pijshëm në disa fshatra. /Telegrafi/