Site icon Telegrafi

Mungesa e tregut për prodhime bujqësore, fermerët protestë në Maliq

Fermerë të fushës së Maliqit kanë bllokuar segmentin e rrugës nacionale nga kryqëzimi i Drithasit deri në afërsi të fshatit Symiz, Korçë – Pogradec.

Shkak i kësaj proteste janë bërë çmimet e ulëta të kulturave bujqësore të grurit, misrit dhe patates.

Sipas fermerëve mos-shitja e prodhimeve edhe këtë vit ka ardhur pasi sasi të mëdha të këtyre kulturave bujqësore importohen nga vende të rajonit me çmim të të lirë se ai i tregut vendas.

Megjithatë nuk kanë munguar as tensionet. Policia iu ka kërkuar organizatorëve të mos bllokojnë rrugën nacionale pasi nuk kanë një leje për të bërë një gjë të tillë. Në kushte kur fermerët nuk kanë pranuar lirimin e rrugës, ka qenë e pamundur shmangja e konfrontimeve fizike mes palëve. Vetë Drejtori i Policisë Gjovalin Loka, po tenton që të qetësojë dhe largojë protestuesit nga rruga. /Telegarfi/

Exit mobile version