Site icon Telegrafi

Mungesa e S4MM në rrjete sociale: Nuk kam qenë rehat, nuk isha i motivuar

S4MM (Foto: Instagram)

Reperi nga Tetova, S4MM, nuk ka publikuar projekte të reja tash e disa muaj, pas suksesit me albumin e tij, “Week of the Legends”.

Së fundmi, ai ka treguar arsyen e mos aktivitetit në rrjete sociale e po ashtu edhe në muzikë.

Gjatë kësaj kohe, artisti shqiptar thotë se nuk ka qenë rehat dhe se nuk ishte i motivuar për të punuar.

S4MM tregon të vërtetën për mungesën në muzikë dhe rrjete sociale (Foto: Instagram)

“Po ju kuptoj të gjithëve, që po më shkruni ‘publiko këngë’ , je ‘humbur e je zhdukur’. “Arsyeja që nuk kam publikuar këngë dhe nuk kam qenë aktiv është se nuk jam ndjerë rehat me disa gjëra e ndoshta ajo më ka bërë të rri në heshtje dhe të mos jem i motivuar në punë. Do të kthehem së shpejti”, ka shkruar mes të tjerash ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga S4MM

I njëjti nuk ka zbuluar më shumë detaje dhe nuk dihet akoma se për çfarë është fjala.

Ndërkaq, i fundit projekt i publikuar nga S4MM mban titullin “So përnime” në bashkëpunim me reperin Nush, i cili u mirëprit nga publiku. /Telegrafi/

Exit mobile version