Kosova ka shënuar dje 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës por ajo që ngjalli kuriozitet tek qytetarët ishte mungesa e parakalimit të FSK-së në shesh. Kjo duket se nuk është hera e parë.
Parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjithmonë mblidhte interesim të madh nga qytetarët për të parë nga afër kuadratet dhe këmbësorinë e Forcës.
Mirëpo në këtë 16 vjetor, nuk kishte një performancë të tillë as nga Ushtria e as nga Policia.
Krejt kjo është bërë që ky emocion që përcjellin ushtarakët të lihet për një datë tjetër po kaq të rëndësishme.
Nga Ministria e Mbrojtjes kanë thënë se parakalimi i FSK-së do të jetë më 12 qershor, datë kjo që shënon 25 vjetorin e çlirimit të vendit.
Por kjo nuk është hera e parë që të forcat e sigurisë nuk parakalojnë për festën e Pavarësisë.
“Mos parakalimi i trupave të FSK-së dje për ndër të shpalljes së Pavarësisë mendoj se është e zakonshme pasi ka ndodh edhe më parë, dita e djeshme është dita më e madhe e Kosovës, qytetarët kanë festuar por shoh një organizim të dobët të shtetit të Qeverisës”, ka thënë Afrim Veseli- ish kolonel i FSK-së.
Sipas ish-kolonelit të FSK-së, mungesë të uniformës ushtarake gjatë së shtunës u vërejt edhe në dy raste mjaft domethënëse.
“Dje janë zbuluar dy shtatore njëra në Mitrovicë e Komandantit Jashari dhe tjetra në Pejë e Presidentit Rugova, dhe aty përfaqësimi i uniformës së ushtrisë ke shumë i vogël madje ketë e tha edhe baca Rifat, është dashur të kenë më shumë prezente si uniform e shtetit”, ka shtuar Afrim Veseli- ish kolonel i FSK-së.
Aktivitetet për 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës gjatë së shtunës ishin të shumta, ku u organizua pritja shtetërore me ç’rast morën pjesë ambasadorët e akredituar në Kosovë e figura të tjera të rëndësishme për vendin.