Telegrafi

Mungesa e kuorumit në Kuvend shtyn votimin e pesë marrëveshjeve financiare ndërkombëtare

Foto: Arkiv

Në mungesë të numrit të votave për t’i votuar pesë projektligjet e marrëveshjeve financiare ndërkombëtare është shtyrë seanca e Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi ka vazhduar punimet e seancës plenare të datës 11 qershor me pikat e pambaruara, përcjell Telegrafi.

Përkundër debatit rreth katërorësh nuk janë siguruar votat e mbi 81 deputetëve, aq sa nevojitet për të marrë dritën e gjelbër.

Në votim nuk morën pjesë dy partitë opozitare, LVV dhe PDK, ndërsa partitë në pushtet nuk kishin më shumë se 58 vota.

Këto marrëveshje ndërkombëtare u vendos që të shqyrtohen sërish në seancën e radhës.

Në këtë seancës, e cila ka nis në orën 10:00 pritet të votohen pesë projektligje.

– Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,
– Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
– Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
– Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”, dhe
– Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”, përcjell Telegrafi.

Kuvendi i Kosovës do nis seancë të re në ora 15:30, ku do të ketë interpelancë kryeministri Avdullah Hoti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. /Telegrafi/