Telegrafi

Mungesa e Gvardiol dhe Kovacic, Guardiola tregon se kur do të rikthehet dyshja kroate

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, shpjegoi pas ndeshjes kundër RB Leipzig se çfarë ndodhi me përfaqësuesit kroat Joshko Gvardiol dhe Mateo Kovaçiç.

Manchester City fitoi 3:1 në kryeqytetin danez përballë Copenhagen dhe kështu bëri një hap të madh drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Kampioni në fuqi nuk duhet të ketë probleme në Etihad dhe ndoshta asnjë nga tifozët nuk mendon se kalimi është në dyshim.

Por Guardiola ka shumë probleme me lëndimet. Dy përfaqësuesit e Kroacisë kanë munguar mbrëmjen e djeshme, ndërsa Jack Grealish duket se ka pësuar një dëmtim të rëndë, duke u larguar i përlotur nga fusha.

Lexo po ashtu "Është më i miri në botë" - Foden me fjalë të mëdha për Kevin de Bruynen

Guardiola zbuloi se Gvardiol ka lënduar kyçin e këmbës dhe nuk do të jetë në ndeshjet e ardhshme.

Nga ana tjetër, Kovaçic është gati të rikthehet pasi humbi dy ndeshje në tri ditë, pa e bërë të ditur natyrën e lëndimit.

“Josko Gvardiol do të jetë jashtë fushës për dy ose tre javët e ardhshme për shkak të një dëmtimi në ligamentet e kyçit të dorës. Kovacic është gati të kthehet, dhe Bernardo mori një goditje të rëndë në kyçin e këmbës. Nuk dimë informacione për Jack Grealish ende, por duket se ka dëmtuar një muskul”, tha ai.

Nuk ka periudhë pushimi përpara Manchester Cityt dhe derbi kundër Chelseat në Etihad e pret skuadrën tashmë këtë fundjavë. /Telegrafi/