Site icon Telegrafi

Mungesa adekuate e gjumit është kërcënim serioz për jetën

Mungesa e gjumit është problem serioz shëndetësor dhe ka nevojë për vëmendjen tuaj në shumë mënyra.

Sasia e gjumit që ju nevojitet varet shumë nga gjenetika që e keni. Disa njerëz mund të funksionojnë me më pak gjumë, e disa tjerë kanë nevojë për më shumë gjumë, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, mungesa adekuate e gjumit është një problem të cilin nuk e marrin seriozisht shumica e njerëzve.

Cilat janë pasojat që mund të shkaktohen si pasojë e mungesës së gjumit?

Mungesa e gjumit është ndërlidhur me një shumëllojshmëri të kacereve
ekspertët kanë zbuluar se mungesa e gjumit është e ndërlidhur ngushtë me një rrezik më të lartë të zhvillimit të disa llojeve të caktuara të kancerit, e në veçanti kancerit të gjirit dhe të zorrës.

Shpie në probleme kronike të lëkurës
Mungesa e gjumit mund të shpijë në probleme kronike të lëkurës. Lëkura dëmtohet në shumë mënyra, por shërohet vetëm gjatë kohës kur jeni duke fjetur. Nëse keni mungesë të gjumit, atëherë ka shumë shanse se lëkura nuk do të ketë mundësi të shërohet.

Është më vështirë t’i kontrolloni impulset
Pasi që mendja nuk mjaftohet me gjumë, e ka shumë të lehtë të joshet nga shprehitë e këqija. Kjo e bën më të vështirë për ju t’u rezistoni ushqimeve me shumë kalori dhe e bën thuajse të pamundur humbjen e peshës.

Mungesa e gjumit jua vështirëson procesin e mësimit
Mungesa e gjumit e dobëson aftësinë e individit për të mësuar dhe e vështirëson procesin e mbajtjes në mend.

E dëmton kujtesën afatgjatë
Te njerëzit më të moshuar, mungesa e gjumit shkakton ndryshime strukturore në tru dhe e redukton aftësinë e kujtesës afatgjatë

Përveç këtyre, mungesa e gjumit ndikon edhe në vendimmarrje, në sistem të imunitetit, në rrezik të diabetit, etj. /Telegrafi/

Exit mobile version