Site icon Telegrafi

A mundet SHBA-ja t’ia “vrasë” armët Evropës – ekspertët shprehin shqetësimin për “çelësin e vdekjes”

Zyrtarët gjermanë po shprehin shqetësim për atë që ata thonë se është një “çelës vrasës” i integruar në aeroplanin luftarak F-35 të prodhuar në SHBA. Ekspertët thonë se kjo nuk është kaq e thjeshtë.

Pasi presidenti amerikan, Donald Trump fillimisht u tërhoq nga mbështetja ushtarake për Ukrainën, zyrtarët gjermanë kanë shprehur shqetësimin se amerikanët mund të kontrollojnë një nga armët e reja të blera.

Gjermania nënshkroi një marrëveshje shumë-miliarda euroshe me gjigantin amerikan të hapësirës ajrore “Lockheed Martin” në vitin 2022 për 35 aeroplanë F-35A Lightning II.

Bundeswehr – forcat e armatosura të Gjermanisë – ka siguruar vitin e kaluar edhe tetë aeroplanë të tjerë F-35, shkruan euronews.

Lexo po ashtu Musk thotë se prodhuesit e aeroplanëve F-35 janë 'idiotë' - ndërsa teknologjia e dronëve vazhdon të shënojë rritje

Joachim Schranzhofer, kreu i informacionit në kompaninë gjermane të armëve Hendsolt, i tha javën e kaluar gazetës gjermane “Bild” se një “çelës vrasës” i vendosur në F-35 të prodhuar në SHBA është më shumë se një thashetheme, duke nënkuptuar se do të ishte e lehtë për amerikanët të pezullonin fluturimet e aeroplanët duke bllokuar qasjen në softuerët kyç, të cilët mbeten nën kontrollin e tyre.

Wolfgang Ischinger, ish-kryetar i Konferencës së Sigurisë së Munichut, dhe Ingo Gadechens, një ish-oficer ushtarak dhe anëtar i partisë CDU të Gjermanisë, gjithashtu shprehën të njëjtin mendim, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, një zëdhënës i ministrisë gjermane të mbrojtjes i tha Euronews Next se nuk ka plan për të anuluar blerjen e aeroplanëve luftarakë F-35 për shkak të shqetësimeve të ngritura.

F-35 është “aeroplani luftarak standard i NATO-s”

Sipas Forcave amerikane Ajrore, modeli “më i zakonshëm” i F-35 nga Lockheed, F-35A Lightning II, është një aeroplan luftarak me shumë role që kombinon “fshehjen, bashkimin e sensorëve dhe një ndërgjegje të paprecedentë të situatës” në qiell.

Lockheed e përshkruan F-35 Lightning II si një aeroplan që po bëhet shpejt “fluturakja luftarake standarde e zgjedhur e NATO-s”.

Bashkimi Belgjik, Çekia, Danimarka, Finlanda, Greqia, Italia, Holanda, Norvegjia, Polonia dhe Zvicra kanë në flotat e tyre F-35. Rumania gjithashtu nënshkroi një marrëveshje me Lockheed Martin për të njëjtin aeroplan në muajin dhjetor.

Lexo po ashtu Parlamenti gjerman miraton buxhetin prej 10 miliardë euro për blerjen e aeroplanëve amerikanë F-35

Lockheed Martin njoftoi vitin e kaluar se priste që më shumë se 550 aeroplanë F-35 të jenë në funksion në dhjetë shtete evropiane deri në fund të dekadës dhe se këto armë kanë “përmirësuar ndërveprueshmërinë në Evropë”.

Kompania gjithashtu pranoi se aeroplanët luftarakë F-35, siç është rasti me aeroplanët e tjerë luftarakë perëndimorë, mbështeten në komunikimin të dhënash të siguruar nga SHBA përmes Link-16 dhe navigacionit satelitor GPS.

Pavarësia e plotë në këtë fushë, vijoi kompania, “nuk është e mundur… as me sistemet evropiane,” por theksoi se F-35 funksionon ende pa lidhje të dhënash ose navigacion satelitor.

“Ekstremisht e vështirë” të integrohet softuer i ri në F-35

Zëvendësimi i kontrollit të SHBA-së mbi softuerin do të ishte “ekstremisht i vështirë, nëse jo e pamundur,” për t’u integruar në armët e tyre, tha Cazalet.

“Pyetja më relevante për planifikuesit ushtarakë është, a mund të parandalojë SHBA efektivisht përdorimin e F-35-ve të operuar nga shtetet e tjera, nëse do të vendosë ta bëjë këtë? Këtu përgjigjja duket se është kryesisht, po”, tha Cazalet.

Shtetet bllokojnë pjesë të municioneve ose armëve herë pas here, vazhdoi Cazalet.

Lexo po ashtu Lockheed Martin zhvillon variantin e ri të aeroplanit luftarak F-35

Për shembull, Zvicra vonoi përdorimin e armëve kundërajrore Gepard për Ukrainën kur refuzoi të eksportonte municionin 35 mm. Gjermanët gjithashtu kishin shfaqur disa hezitime fillestare për të eksportuar aeroplanin luftarak Eurofighter Typhoon në Turqi.

Mark Cazalet, kryeredaktor i revistës “European Security and Defence Magazine”, i tha Euronews Next se nuk ka dëgjuar ose parë ndonjë provë të fortë që ekziston një “çelës vrasës”, por tha se “nuk është jashtë mundësive” që mund të krijohen masa për të bllokuar softuerin e aeroplanëve.

Cazalet tha se SHBA “nuk ka nevojë domosdoshmërisht” për një çelës vrasës në F-35 për të bllokuar përdorimin e armëve, qeveria mund të “mjaftohej me ndalimin e municioneve dhe pjesëve rezervë”.

F-35 mund të përdoren në mënyrë të pavarur

Euronews Next ka kontaktuar Departamentin e Mbrojtjes Kombëtare të SHBA-së (DND) dhe Lockheed Martin për të konfirmuar nëse qeveria amerikane ka kontroll mbi softuerin dhe harduerin e F-35 pas dorëzimit të aeroplanëve, por nuk ka marrë një përgjigje të menjëhershme.

Një përfaqësues i DND-së konfirmoi për mediat kanadeze se SHBA-ja është përgjegjëse për përditësime e softuerit dhe harduerit të aeroplanëve dhe tha se përditësimet do të vazhdojnë për të gjitha vendet që morën pjesë në zhvillimin e tyre.

Euronews Next gjithashtu pyeti Lockheed Martin nëse ata mund të siguronin Gjermaninë dhe vendet e tjera evropiane që këto përditësime do të vazhdojnë.

Lexo po ashtu Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35 (Video)

Në përgjigje të raporteve të mediave zvicerane për shqetësime të ngjashme lidhur me “çelësin e vdekjes”, Lockheed Martin publikoi një mesazh në faqen e tyre të internetit të hënën, me titull “Zvicra mund t’i përdorë F-35-të e saj në mënyrë të pavarur”.

Kompania thotë se bllokimi i aeroplanëve luftarakë F-35A, përmes ndërhyrjeve të jashtme në elektronikë, nuk është i mundur.

“Zvicra nuk ka nevojë për miratim nëse dëshiron të përdorë sistemet e saj të armëve ose raketat udhëzuese për mbrojtjen e saj”, thuhet në mesazh.

“Ajo mund ta bëjë këtë në mënyrë autonome, të pavarur dhe në çdo kohë”, shkruan më tutje.

Vende të tilla si Zvicra mund të vendosin gjithashtu kur duan të përditësojnë softuerin e aeroplanëve luftarakë, ose jo, dhe raketat mbeten të operueshme pa këto përditësime.

Nëse një vend dëshiron të përditësojë, Lockheed tha se dërgon një “grup mobil” për të kryer përditësimet me qeverinë përkatëse. /Telegrafi/

Exit mobile version