Milani pret Bolognan në “San Siro”, derisa Interi dhe Napoli kanë shënuar fitore, por a do të mund të përballjonë sot (e hënë) presionin Rossonerët.
Stefano Pioli dukej mjaft i sigurt gjatë konferencës së djeshme për shtyp para ndeshjes, ku tha se lojtarët e tij e kanë fatin në dorë. Nëse skuadra fiton tetë ndeshjet e mbetura, ata do të kurorëzohen kampionë të Serisë A për herë të parë në më shumë se dhjetë vjet.
Kuqezinjtë e panë Napolin t’i bashkohej në krye të tabelës falë një fitoreje themelore 3-1 ndaj Atalantës fundjavën që shkoi, ndërsa Interi mundi Juventusin në “Allianz Stadium”, gjersa janë tre pikë larg kreut të tabelës.
Lista e ndeshjeve të Milanit para fundit të sezonit nuk është ndoshta më e lehta. Ata do të vizitojnë Torinon fundjavën e ardhshme përpara se të përballen me Lazion (si mysafir), Fiorentina (si vendas), Verona (si mysafir), Atalanta (si vendas) dhe Sassuolo (si mysafir).
Napoli ka edhe disa ndeshje të ndërlikuara përpara pasi do të presë Fiorentinën dhe Romën në dy ndeshjet e ardhshme. Më pas ata do të vizitojnë Empolin dhe do të përballen me Sassuolo (si vendas), Torinon (si mysafir), Genoa (si vendas) dhe Spezia (si mysafir).
Nga ana tjetër, Interi do të takohet me Veronën në San Siro në ndeshjen e radhës të Serisë A dhe më pas Spezia (si mysafir), Roma (si vendas), Bologna (si mysafir), Udinese (si mysafir), Empoli (si vendas), Cagliari (si mysafir) dhe Samp (si vendas).
Ndeshja kundër Bolognas është ajo që u riplanifikua të hënën pas një shpërthimi të COVID-19 në Stadio Dall’Ara.
Siç tha Pioli, Milani e ka në dorë fatin e tij, por kundërshtarët e tyre janë aq afër sa çdo gabim nga ta do të shihte kundërshtarët e tyre të kalonin mbi ta në renditje. Gara e Scudettos është e hapur dhe megjithëse gjithçka varet nga Milani, lojtarët e Piolit do të duhet të përballojnë presionin në ndeshjet e fundit të sezonit. /Telegrafi/