Sot do të bëhet prezantimi i bursave, përparësitë për studentët që dëshirojnë të studiojnë në Rusi, transmeton Telegrafi.
Ambasada e Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë, në bashkëpunim me universitetin “Kirili dhe Metodi” Shkup, ditëve në vijim do të prezantoj mundësitë e studimit me bursa nëpër universitete ruse për qytetarët e Maqedonisë.
Siç u paralajmërua nga vet ambasada, gjatë prezantimit të bursave, tema dhe pikat kryesore do të jenë: vizioni dhe përparësitë e studimit, kriteret, kushtet dhe bursa për studime universitare, post-diplomike dhe studime të doktoraturës. /Telegrafi/