Pavarësisht qytetit ku jetoni mundësitë për të gjetur punë janë të shumta – dhe përmes Telegrafi Jobs do gjeni pozitën ideale. Tashmë ka disa konkurse të hapura punë në më shumë se gjashtë qytete të Kosovës.
Përmes këtij artikulli do të mund të njoftoheni me disa nga konkurset e hapura të punës në Telegrafi Jobs.
Postier – N’POST
Kompania N’POST ka hapur konkurs për 12 pozita të lira për postier në këto qytete: – Prishtinë (4 pozita), Fushë Kosovë (2 pozita), Pejë (1 pozitë), Ferizaj (1 pozitë), Lipjan (1 pozitë), Prizren (2 pozita) dhe Gjilan (1 pozitë).
Si postier, përgjegjësia juaj kryesore do të jetë dërgimi i artikujve postarë, paketave dhe kartave bankare te klientët në vendet e specifikuara. Ky është një rol jetik në sigurimin e dërgimit efikas të postës dhe kënaqësisë së klientit.
Përveç pagës bazë, ju do të merrni kompensim për çdo dërgesë të suksesshme, duke e bërë atë një punë shpërblyese. Për më tepër, N’POST vlerëson besnikërinë tuaj dhe paga juaj bazë do të rritet çdo vit si shenjë vlerësimi.
Afati i fundit për aplikim është 15/11/2023.
Aplikoni direkt këtu: https://jobs.telegrafi.com/job/postier-full-time-2
Zyrtare për përkrahje të klientëve dhe agjentëve – N’POST
N’POST po kërkon gjithashtu zyrtare për përkrahje të klientëve dhe agjentëve për vendet e mëposhtme:
– Prishtinë (punësim i menjëhershëm – dy pozita)
– Peje (punësim i menjëhershëm)
– Gjakovë (duke filluar më 1 dhjetor 2023)
– Mitrovicë (duke filluar nga 1 dhjetor 2023)
– Gjilan (duke filluar nga 1 dhjetor 2023)
Si zyrtare për përkrahje të klientëve dhe agjentëve, ju do të luani një rol vendimtar në ofrimin e shërbimit dhe mbështetjes së nivelit të lartë ndaj klientit në zyra të ndryshme postare. Detyrat tuaja të përditshme do të përfshijnë përgjigjen në telefon, zgjidhjen e çështjeve që lidhen me dërgimin, kontaktimin e klientëve në lidhje me dërgesat pa adresa, harmonizimin e aktiviteteve të zyrës postare, marrjen e dërgesave dhe dërgimin e tyre në zyrën lokale.
Afati i fundit për aplikim është 18/11/2023.
Aplikoni direkt këtu: https://jobs.telegrafi.com/job/-59
Asistent/e i/e marketingut – A&M Clothes
Kompania lider e tekstilit A&M Clothes kërkon Asistent Marketingu në Çagllavicë të Prishtinës. Ky rol përfshin ndihmën në planet e marketingut, projektet e projektimit dhe menaxhimin e mediave sociale.
Nëse keni pasion marketingun dhe kreativitetin, kjo mundësi është për ju.
Afati i fundit për aplikim është 20/11/2023.
Aplikoni direkt këtu: https://jobs.telegrafi.com/job/asistente-ie-marketingut-full-time
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore – Top Consulting
Top Consulting organizon trajnim tre ditor online për menaxhim të burimeve njerëzore.
Trajnimi është i bazuar në shembuj të shumtë praktik nga përvojat e ndryshme dhe me sfidat me të cilat ballafaqohen menaxherët, zyrtarët e burimeve njerëzore apo edhe të interesuarve të cilët duan të punojnë në këtë departament.
Afati i fundit për aplikim është 06/11/2023
Aplikoni direkt këtu: https://jobs.telegrafi.com/listings/trajnim-online-menaxhimi-i-burimeve-njerezore
Për të mësuar më shumë për konkurset e hapura të punës në Telegrafi Jobs, ju lutemi vizitoni faqen e internetit dhe shfletoni konkurset e tjera të punës.