Site icon Telegrafi

Mundësi e re e karrierës në gazetari – Telegrafi kërkon gazetarë për rubrikën magazina

Telegrafi.com ka shpallur konkurs për pozicionin e gazetarit në rubrikën magazina. Ky konkurs ofron një mundësi të jashtëzakonshme për profesionistët e medias për të dalë në plan të parë në një nga platformat më të njohura informative në Kosovë dhe më gjerë. 

Për këtë pozicion, kandidatët duhet të disponojnë aftësi të shkëlqyera në të shkruar dhe të komunikuar në gjuhën shqipe dhe angleze. Është e preferueshme të jenë të diplomuar ose në procesin e studimit në Fakultetin e Gazetarisë ose Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Aftësia për të punuar në ekip dhe për të u përshtatur shpejt në një ambient pune fleksibël është e detyrueshme. 

Kandidatët duhet të kenë shkathtësi të avancuara kompjuterike, duke përfshirë edhe njohuri në programet e Microsoft Office dhe Photoshop. Përvoja e mëparshme në gazetari online, edhe pse jo e detyrueshme, është e preferueshme. 

LINKU PËR APLIKIM 

Dokumentet e kërkuara për aplikim përfshijnë CV, një letër motivuese, si dhe çdo dokument tjetër apo certifikatë që mund të ndihmojë në shpërfaqjen e përvojës dhe njohurive të kandidatit në fushën e gazetarisë. 

Telegrafi.com, me qendër në Prishtinë dhe një seli të dytë në Maqedoni, është një burim i njohur i lajmeve me një histori të gjatë pozitive në informim. Me misionin për të sjellë lajmet më të sakta për lexuesit në kohë reale, Telegrafi ka një ndikim të madh në tregun e informacionit online. 

Ky konkurs është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë ata që janë të pasionuar për gazetari dhe janë të gatshëm për të marrë pjesë në një ekip dinamik dhe inovativ. Aplikoni tani dhe merrni pjesë në rrugëtimin e Telegrafit për të sjellë lajmet më të fundit për lexuesit tanë. 

 

 

Exit mobile version