Telegrafi

Mundësi e mirë për studentët e gazetarisë-Trajnim hulumtues në fushën e të drejtave të njeriut

Debate Center dhe Telegrafi.com ofrojnë trajnim falas për të gjithë studentët e gazetarisë të cilët dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë hulumtuese.

Qëllimi i trajnimit është që të forconi kapacitetet në ideimin, zhvillimin dhe prodhimin e pjesës gazetareske në fushën e të drejtave të njeriut.

Afati i aplikimit është deri më 17.09.2020, ndërsa këtë mund ta bëni në linkun më poshtë.

Trajnimi është falas dhe organizohet përmes programit “Journalism for Tolerance” që sjell Debate Center dhe Telegrafi.com.

Mos harroni: të drejtat e njeriut nuk janë opsionale!

Për të aplikuar për trajnim kliko KËTU. /Telegrafi/