Thomas Tuchel ka thënë se ishte “shumë krenar” për ekipin e tij të Chelseat pasi ata eliminuan “ekipin më të mirë në Evropë” Manchester Cityn për të arritur në finalen e Kupës FA në stadiumin Wembley të shtunën në mbrëmje.
Chelsea arriti ta mposht City me rezultat minimal 1-0 në gjymsëfinale të Kupës FA, për të siguruar kalimin në finalen e madhe.
Fitorja erdhi falë një goli të Hakim Ziyech, por pas ndeshjes trajneri Tuchel lavdëroi paraqitjen e gjithë skuadrës duke shtuar se ndihet shumë krenar.
“Ishte një paraqitje shumë e fortë, dhe unë jam shumë i lumtur dhe krenar. Ishte një paraqitje shumë e fortë dhe jam shumë krenar për ekipin tim”, ka thënë fillimisht Tuchel për BBC Sport.
“Ne nuk ishim me fat që shpëtuam me portën e paprekur, kemi punuar shumë për të”.
“Djemtë janë të gatshëm të mbulojnë njëri-tjetrin nëse dikush humbet një duel. Ne donim të ishim trima sot”.
“Është ndjenjë fantastike sepse po luanim me ekipin më të mirë në Evropë tani dhe kemi arritur ta mbyllim hendekun për 90 minuta”.
“Për shkak se është shumë e vështirë kundër Cityt, duhet të jesh në nivelin tënd të lartë. Ishte një performancë cilësore”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/