Telegrafi

Mund t’ju ketë ikur, Nicolas Pepe shënoi një supergol në fitoren e Arsenalit ndaj Dundalk

Sulmuesi i Arsenalit, Nicolas Pepe ka shënuar një gol të bukur në fitoren e ekipit të tij ndaj Dundalk në kuadër të grupeve në Ligën e Evropës.

Arsenali ka fituar me rezultat të pastër 3-0 ndaj Dundalk në takimin e zhvilluar në Emirates të enjten mbrëma në kuadër të ndeshjeve të grupeve.

Golat në këtë ndeshje për ekipin e Mikel Artetas u shënuan nga Edward Nketiah (41’), Joseph Willock (44’) dhe Nicolas Pepe (46’).

Lexo po ashtu Arsenali fiton me lehtësi ndaj Dundalk, vazhdon paraqitjen e mirë në Ligën e Evropës

Megjithatë, goli i tretë i shënuar nga Pepe ishte thjeshtë fantastik.

Sulmuesi i talentuar nga Bregu i Fildishtë bëri një lëvizje brilante për të shënuar një supergol nga rreth 16 metra.

Goli i Pepes është vlerësuar pozitivisht në rrjetet sociale nga tifozët e futbollit. /Telegrafi/