Telegrafi

Mund të tingëllojë e pabesueshme, por Rita Ora kishte luajtur shkurtimisht në “Harry Potter”

(Foto: Screenshot/Instagram/ritaoratr)

Karriera artistike e Rita Orës ka filluar shumë kohë para se të bëhej e njohur globalisht.

Shqiptarja e famshme lindi në Prishtinë (26 nëntor 1990), ndërsa familja e saj u largua nga Kosova për arsye politike, për shkak të persekutimit të shqiptarëve të nisur me shpërbërjen e Jugosllavisë. Ata u zhvendosën në Londër të Anglisë në vitin 1991, kur ajo ishte foshnje.

Rita u rrit në Notting Hill, në Londrën Perëndimore dhe ndoqi shkollën e arteve interpretuese, ‘Sylvia Young Theatre School’. Para se të merrej me muzikë, ishte marrë me aktrim.

Si 13 vjeçare, ajo u paraqit në një episod të dramës televizive britanike, “The Brief”, që ishte edhe roli i parë në një serial televiziv. Menjëherë pas, Rita luajti në filmin britanik, “Spivs” (2004).

Lexo po ashtu Rita Ora vazhdon të shfaq stilin me shije dhe fizikun joshës rrugëve të Parisit në udhëtimin evropian me të dashurin Taika Waititi

Porse, rrallëkush e di se po të njëjtin vit (2004), këngëtarja e famshme është paraqitur shkurt edhe në filmin “Harry Potter and the Prisoner of Azkaban”. Ajo paraqitet në sfond gjatë skenës kur Harry, Ron dhe Hermione ndjekin klasën e parashikimit të profesoreshës Trelawney. /Telegrafi/