Site icon Telegrafi

Mund të tingëllojë e çuditshme, por pak lëng kastraveci turshi largon ngërçet e këmbëve!

E keni parasysh atë ndjesinë, kur je në gjumë të thellë dhe zgjohesh befasisht nga dhimbjet e këmbëve? Këto ngërçe ndodhin deri në 60% të të rriturve, sipas një studimi në revistën American Family Physician

Për të eliminuar problemet, shumica prej nesh i besojnë kurave popullore, por edhe mjekimeve të specializuara. Por a ndihmojnë ato vërtet?

Rezulton se marrja pak nga lëngu i kastravecave turshi mund të ndalojë dhimbjet, plus të parandalojë shpërthimet e ardhshme.

Zbuloni ku fshihet sekreti!

Pse ndodhin ngërçet e këmbës gjatë natës?

Shkaku nuk është gjithmonë i qartë, por hulumtimet zbulojnë se ato kanë më shumë gjasa të ndodhin kur jeni të dehidratuar. Kjo veçanërisht në ditët e nxehta, ku ekuilibri i elektroliteve ose mineraleve jetike për funksionimin e muskujve, si natriumi, kaliumi dhe magnezi janë varfëruar.

Një tjetër shkaktar i zakonshëm është “sindroma e luftëtarit të fundjavës”, kur mbingarkoni muskujt tuaj. Shëtitjet e gjata, më shumë kohë e shpenzuar me punët dhe angazhimet e tjera, mund të ngarkojnë muskujt e këmbëve tuaja.

Edhe nëse nuk ndjeni domosdoshmërisht dhimbje gjatë ditës, ajo mund të shfaqet në ngërçet e këmbëve gjatë natës. Pse? Përdorimi i tepërt i muskujve zbraz rezervat e energjisë, duke i bërë ata më të prirur ndaj ngërçeve të dhimbshme.

Si ndikon lëngu i kastravecave turshi në reduktimin e ngërçeve të këmbës?

Mund të tingëllojë e çuditshme për disa, por shumë studime tregojnë që pak lëng nga kastravecat turshi ndalon ngërçet në këmbë dhe sekreti është tek: acidi acetik.

Lexo po ashtu Trajtimi i ngërçeve të këmbëve gjatë natës me glicerinë

“Njerëzit mendojnë se elektrolitet nga natriumi ndihmojnë, por në kohën kur ato thithen nga trupi, ngërçi ka të ngjarë të jetë zhdukur”, shpjegon dietologia Rhyan Geiger për Women’s World. Kjo për shkak se mund të duhen deri në 45 minuta që një pije me elektrolit të jetë efektive, tregon një tjetër studim në Journal of Strength and Conditioning Research.

“Acidi acetik mund të jetë heroi i fshehur”, thotë Geiger. “Kur bie në kontakt me pjesën e pasme të fytit tonë, ajo qetëson qelizat nervore. Duke qetësuar këto qeliza, ato ndalojnë ndezjen e neurotransmetuesve që çojnë tek sinjalet e dhimbjes”, vijon ajo, citon Anabel.

Lexo po ashtu Si të parandaloni dhe trajtoni ngërçet e dhimbshme muskulore

Geiger thotë se acidi acetik rrit komunikimin midis neuroneve dhe muskujve, gjë që më pas ndihmon muskujt e këmbëve të relaksohen. Për më tepër, acidi acetik në lëngun e kastravecave turshi ndihmon trupin tuaj të krijojë acetilkolinën. Ky lajmëtar kimik lejon që muskujt e këmbëve të kontraktohen normalisht në vend që të pësojnë ngërçe. /Telegrafi/

Exit mobile version