Natën e së premtes pritej të zhvillohej një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, për të cilën 43 deputetë kishin dhënë nënshkrimet e tyre.
Dhe çfarë pritej në këtë seancë, përcjell Telegrafi, ishte votimi i ligjit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi që në dy mbledhjet e Kryesisë nuk kishte kuorum, pasi aty mungonin përfaqësuesit nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje.
Por çfarë nëse do të ishin edhe këta përfaqësues, dhe të vazhdohej me mbajtjen e seancës – a do të mund të shfuqizohej Gjykata Speciale.
Një shpjegim rreth kësaj dhe procedurave e ka dhënë njohësi i punës së Kuvendit, Albert Krasniqi.
Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar:
Kater hapa per te shfuqizuar ligjin per Gjykaten Speciale:
1. Thirr seance te jashtezakonshme permes te pakten 40 nenshkrimeve te deputeteve;
2. Sigurohu qe ne salle i ke te pakten 61 deputete per te arritur kuorumin per mbajtje te seances;
3. Sigurohu qe 2/3 e deputeteve te pranishem votojne per shmangie nga Rregullorja e punes se Kuvendit, qe gjithcka te shkoj me procedura te pershpejtuara;
4. Bindi te pakten shumicen e deputeteve te pranishem dhe qe votojne per shfuqizim te ligjit.
Edhe nese keni permbushur te gjithe keta hapa, Gjykaten Speciale nuk e keni shperbere krejtesisht, pasi baza e ekzistences se saj eshte e percaktuar ne Kushtetute. Per ta bere kete ju duhet te ndryshoni Kushtetuten, qe kerkon votat e 2/3 te te gjithe deputeteve te Kuvendit, perfshire 2/3 e deputeteve qe mbajne vende te garantuara.
Cfare keni arritur te beni me shfuqizimin e ligjit, eshte te pamundesoni ushtrimin e funksioneve te gjykates.
Nese deshtoni qysh ne fillim, thuani qe deputetet nuk kane ditur se cfare po nenshkruajne.(sic) /Telegrafi/