Policia në Teksas iu ka bërë thirrje të rinjve të mos i nënshtrohen një trendi në TikTok, i cili po u shkakton shqetësime emocionale banorëve të të gjitha moshave.
Autoritetet atje kanë marrë ankesa të shumta nga qytetarët të cilët ishin “viktima” të kësaj sfide në TikTok e quajtur “Trokitje në Derë”, transmeton Telegrafi.
Në këtë trend, të rinjtë po shkojnë në pikë të natës për të trokitur tek dyert e banorëve të huaj në një përpjekje për t’i trembur ata.
Njëri prej banorëve i cili u prek nga kjo sfidë e çuditshme tha se ishte “mjaft e frikshme”.
Mirëpo ky trend nuk është vetëm i frikshëm por pothuajse edhe kriminal; pasi goditjet në derë po u shkaktojnë këtyre banorëve edhe dëme materiale në shtëpitë e tyre.
Njëri prej oficerëve madje u ka bërë të rinjve që të mos i nënshtrohen këtij trendi pasi mund të rezultojë fatal për ta.
“Kjo është një lojë shumë e rrezikshme. Kam frikë se një pronar shtëpie mund të mendojë se dikush po përpiqet të hyjë në shtëpitë e tyre për të vjedhur dhe ndonjë fëmijë i pafajshëm mund të qëllohet ose të vritet”, deklaroi njëri prej oficerëve amerikanë. /Telegrafi/