Football Italia shkruan se se DHEA, e cila mund të rrisë nivelet e testosteronit, ishte substanca e vërtetë e ndaluar e gjetur në sistemin e Paul Pogba në një test dopingu më 20 gusht.
Mesfushori i Juventusit dështoi në një test dopingu më 20 gusht pas një ndeshje të Serie A midis Juventusit dhe Udineses, ku ai kishte qenë në bankën rezervë dhe nuk u fut fare në lojë.
DHEA (Dehydroepiandrosterone), është po ashtu substancë e ndaluar që rrit natyrshëm prodhimin e testosteronit dhe u gjet në sistemin e Pogba, konfirmon Football Italia.
Pogba do të luftojë për të pastruar emrin e tij dhe agjentja Rafaela Pimenta ka përsëritur se klienti i saj “asnjëherë nuk ka pasur për qëllim të thyejë rregullat”.
Çdo substancë që ka përdorur Pogba do të testohet për të përcaktuar se si ka hyrë në trupin e tij.
Ndërkohë, francezi dhe avokatët e tij po përgatisin një mbrojtje për një gjyq sportiv që mund të përfundojë me një ndalim nga dy deri në katër vjet.
Kundër-analiza e Pogbas gjithashtu u kthye pozitive në fillim të kësaj jave, por francezi tashmë ishte pezulluar nga Komisioni Italian Antidoping pasi dështoi në testin e parë të dopingut.
Ai aktualisht nuk mund të stërvitet me shokët e tij dhe do të fitojë një pagë minimale prej 2 mijë euro në muaj. /Telegrafi/