Site icon Telegrafi

A mund të kthehet Ramos te Real Madridi pas lëndimit të Militaos

Real Madridi nuk e konsideron nënshkrimin e një qendërmbrojtësi të ri këtë muaj edhe pse lëndimi i Eder Militaos, mund t’i detyrojë të futën në treg.

Legjenda e klubit, Sergio Ramos, është përmendur nga media si urgjencë dhe rikthim, por duket se nuk do të ndodh.

Kjo pasi David Alaba, Antonio Rudiger dhe Nacho mund të mbulojnë mungesën afatgjatë të Eder Militao.

Nëse njëri prej tyre pëson një dëmtim, Carlo Ancelotti pritet të vë bast për lojtarët e Real Madrid Castilla – veçanërisht për Marvel ose Raul Asencio, të dy qendërmbrojtësit premtues që luajnë për skuadrën e Raulit.

Një tjetër opsion është shndërrimi i disa lojtarëve të ekipit të parë në qendërmbrojtës. Ferland Mendy për shembull, ka bërë disa paraqitje si qendërmbrojtës në karrierën e tij.

Lojtarët si Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga teorikisht mund të luajnë gjithashtu qendërmbrojtës.

Lexo po ashtu Eder Militao gjashtë muaj jashtë fushe

Eder Militao i është këputur ACL. Ai do të jetë jashtë për të paktën 6 muaj. /Telegrafi/

Exit mobile version