Site icon Telegrafi

A mund të krijohen gropëzat në fytyrë nëse nuk i ke?

Ja çfarë duhet të dini për ‘shformimin’ më të bukur të natyrës.

Kur shikojmë një fytyrë të buzëqeshur me gropëzat në faqe, e kemi të pamundur t’i shqisim sytë prej saj. Jo të gjithë e kanë këtë ‘tipar’ në fytyrën e tyre, dhe siç tregojnë shkencëtarët, kur një fytyrë ka një tipar të pazakontë, është më ndjellëse ndaj vëmendjes së të tjerëve.

Por jo vetëm gropëzat në faqe; edhe gropëza në mjekër ka të njëjtin ndikim tek të tjerët, duke qenë një shenjë dalluese. Jo më kot Jude Law apo Ben Affleck duken kaq tërheqës, sepse në pavetëdije syri tërhiqet nga një ‘pazakonshmëri’ e tillë.

Çfarë i bën gropëzat në fytyrë kaq veçanërisht tërheqëse?

Kur flasim për një buzëqeshje me dy gropëza, mendojmë automatikisht një fëmijë. Dhe a ka ndonjë gjë më të adhurueshme se fytyra e një fëmije?

Teknikat e zbukurimit të fytyrës shpesh ndjekin metoda për ta bërë fytyrën të duket më e ëmbël dhe fëmijërore, ndaj na lejoni t’ju themi që nëse keni gropëza në faqe, s’ka ç’ju duhet konturimi apo ndriçimi i zonave të caktuara të fytyrës.

A mund t’i krijojmë vetë gropëzat në faqe?

Në vitin 1936, amerikania Isabella Gilbert krijoi ‘Aparatin e Gropëzave’, një pajisje që tani renditet ndër ‘shpikjet më të këqija të njerëzimit’.

Pikërisht në këtë vit amerikanët kishin rënë në dashuri me yllin 8-vjeçar të Hollywood-it Shirley Temple, e cila protagonizoi filmin ‘Dimples’ (Gropëzat në faqe), duke u kthyer në një ndikim të vërtetë kulturor.

Por kjo pajisje e çuditshme me një pamje gati-gati mizore nuk i shpërbleu kurrë orët e dhimbshme të grave me hekura në faqe. Gropëzat janë diçka e natyrës, që nuk mund të krijohen ndryshe.

Në rastin e gropëzave në mjekër, ka ekspertë që i shpjegojnë si një shformim i kockës së mjekrës në barkun e nënës, duke lënë një ndarje në mes të saj. Ndërsa gropëzat në faqe janë diçka tjetër që ka të bëjë me muskulaturën e fytyrës; kur njëri ose të dy boshtet e muskujve të faqes ndahet në mes, krijohen gropëzat.

Mund të jetë një ‘shformim’ por është sidoqoftë tejet i veçantë dhe tërheqës. Duke qenë se nuk ka asnjë efekt anësor, ata që i kanë duhet vetëm t’i shijojnë sepse pakkush i ka! /Telegrafi/

 

Exit mobile version