U raportua se sulmuesi nga Teksasi dërgoi mesazhe në Facebook për qëllimet e tij për të sulmuar një shkollë, pak para se të kryente sulmin e tij.
Të martën, një person i armatosur, Salvador Ramos, 18-vjeçar hapi zjarr në një klasë në një shkollë fillore në Teksas, duke vrarë të paktën 19 fëmijë dhe dy mësuese në të shtënat më vdekjeprurëse në shkollë në gati një dekadë, raporton EuroNews, përcjell Telegrafi.
Para se t’ia mësynte shkollës, Ramos qëlloi edhe gjyshen e tij me dy pushkë të stilit ushtarak që kishte blerë në ditëlindjen e tij.
Kjo shënon ngjarjen më të fundit të rëndë në një vend me një histori të gjatë të masakrave në shkolla për shkak të mungesës së kontrollit të armëve.
Sulmi në shkollën fillore Robb në Uvalde ishte më i rëndi qëkur një person i armatosur vrau 20 fëmijë dhe gjashtë të rritur në shkollën fillore Sandy Hook në Newtown, Connecticut, në dhjetor të vitit 2012.
Rreth 30 minuta para se sulmuesi në Uvalde, Teksas të fillonte sulmin, ai dërgoi një sërë mesazhesh në një nga platformat e Meta-s, duke paralajmëruar qëllimet e tij.
“Qëllova gjyshen time në kokë”, thuhej në një mesazh. Pastaj u pasua një mesazh tjetër: “Do të shkoj të sulmoj një shkollë fillore tani”.
Marrë parasysh këtë, një zëdhënës i kompanisë Meta theksoi më pas se ato ishin mesazhe private “një me një”.
Texas Gov. Abbott says the only “meaningful forewarning” of the Uvalde schooting was on Facebook about 30 minutes before.
First post “I’m going to shoot my grandmother”
Second post “I shot my grandmother”
Third post “I’m going to shoot an elementary school”
— Brandon Wall (@Walldo) May 25, 2022
Dhe si rrjedhojë lind pyetja, a mund të ishin alarmuar autoritetet përpara se të ndodhte ky sulm?
Facebook-u dhe Instagrami monitorojnë tashmë mesazhet private të përdoruesve, për përmbajtje të dëmshme, të tilla si pornografi të dyshuar të fëmijëve, ose aktivitetet terroriste.
Texas Gov. Abbott says the only “meaningful forewarning” of the Uvalde schooting was on Facebook about 30 minutes before.
First post “I’m going to shoot my grandmother”
Second post “I shot my grandmother”
Third post “I’m going to shoot an elementary school”
— Brandon Wall (@Walldo) May 25, 2022
Por është më e lehtë të gjurmosh për gjëra të tilla si fotografi se sa për mesazhe të tilla si “Do të sulmoj një shkollë fillore” – ndonëse sa do që jetë shqetësuese, mund të jetë edhe lehtësisht një shaka e gabuar.
Ndërkohë duke u komplikuar gjërat, dikush pyet nëse kompanitë e mediave sociale duhet të kontrollojnë më aktivisht mesazhet e njerëzve.
Meta dëshiron të zgjerojë sistemin për siguri në biseda që njihet si “end-to-end encryption” në aplikacionin e saj Messenger dhe Instagram. Kjo do të thotë se vetëm marrësi dhe dërguesi i një mesazhi do të jenë në gjendje ta lexojnë atë.
Kjo do të pengonte shumë kapacitetin e Meta-s për të kërkuar dhe për t’i dhënë vëmendje mesazheve si ato që dërgoi sulmuesi i Teksasit.
Kjo ka bërë që shumë qeveri si BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar të bëjnë presion mbi Meta-n që të mos vazhdojë me planet e sigurisë në biseda, por në vend të kësaj të shkojë në anën tjetër dhe të rrisë zbulimin e mesazheve të njerëzve, raporton EuroNews, transmeton Telegrafi.
Në prill të vitit 2021, sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel shprehu zemërim ndaj qëllimeve të Meta-s për të shtrirë “kufizimin e qasjes në biseda” në platformat e saj, duke thënë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar “nuk mund të lejojë një situatë ku aftësia e zbatimit të ligjit për të trajtuar akte të neveritshme kriminale dhe për të mbrojtur viktimat pengohet rëndë”.
Pak më pak se dy javë më parë në vazhdën e të shtënave në Buffalo, New York, ku sulmuesi përdori mediet sociale për të planifikuar dhe promovuar sulmin, thirrjet për më shumë monitorime u bënë më të forta.
Në qendër të këtij debati është beteja e pafundme mes privatësisë dhe sigurisë. Në dritën e mesazheve të të armatosurit, shumë do të pyesin se çfarë mund të ishte bërë më shumë nga Meta dhe cilat ligje, nëse ka, duhet të ndryshojnë. /Telegrafi/