Site icon Telegrafi

“Mund të kishim shënuar tre gola të tjerë, por i ruajtëm për ndeshjen tjetër”

LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 04: Eden Hazard of Chelsea battles for the ball with Francis Coquelin of Arsenal during the Premier League match between Chelsea and Arsenal at Stamford Bridge on February 4, 2017 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Eden Hazard mbrëmjen e së dielës ka pretenduar se Chelseat e uli ritmin me Arsenal dhe mund të kishte shënuar tre gola të tjerë.

Ky ishte ofendimi i fundit për Arsenal, që me humbjen e pësuar në “Stamford Bridge” ka shkuar plot 12 pikë larg kryesuesve në garën për titullin e Premier League.

“Mund të kishim shënuar tre gola të tjerë. Nuk e bëmë. I ruajtëm për ndeshjen tjetër”, ka thënë Hazard, transmeton Telegrafi.

Ylli belg gjithashtu ka zbuluar se trajneri Antonio Konte i ka kërkuar të ndezë “magjinë” dhe kjo ishte arsyeja e golit të tij të mrekullueshëm.

“Ai kërkon shumë prej meje. Kur nuk kemi topin, ai kërkon që unë të mbrojë dhe, kur kam topin, të kundërsulmojë i lirë. Të bëj diçka magjike. Për mua dhe shokët e ekipit, dhe këtë mundohem të bëj edhe unë. Të gjithë jemi duke i shijuar ndeshjet. Lojtarët, tifozët dhe trajneri. Duam të paraqitemi si kundër Arsenal çdo javë, por është e vështirë. Tani do të pushojmë pak dhe do të rifillojmë në ndeshjen tjetër”, ka deklaruar Hazard. /Telegrafi/

Exit mobile version