Në emisionin “Përballje” u diskutua për personat që kanë shkuar për të luftuar në luftërat si Siri e Irak.
A mund të ketë riintegrim të këtyre personave dhe si?
A ka ndonjë shembull të rehabilitimit të atyre personave që janë penduar nga shkuarja në luftën e Sirisë?
Çfarë programe duhet të përdoret për ta?
A ka persona të tillë që janë penduar pse kanë shkuar në Siri për të luftuar?
Cilët janë shkaktarët kryesorë që kanë ndikuar që këta kosovarë t’i bashkohen luftës në Siri?
Si mund të bëhet de-radikalizimi i tyre? A mund të jenë burgjet e Kosovës vende për radikalizim apo për rehabilitim të tyre?
Për të diskutuar për këto tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:
Albert Berisha – organizata INSID, i kthyer nga Siria
Ilmi Rexhepi – Bashkësia Islame e Kosovës
Skender Perteshi – Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë
Ervin Qafmolla – gazetar
Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/