Telegrafi

A mund të jetë kjo befasia e afatit kalimtar?

Në një kthesë të papritur, ka raporte se sulmuesi argjentinas, Carlos Tevez iu është ofruar Interit nëpërmjet skuadrës Jiangsu Suning.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, ish-sulmuesi i Juventusit mund të jetë duke bërë një kthim shokues në kampionati italian, Serie A.

Sulmuesi argjentinas i Boca Juniors pritet të lëvizë këtë verë dhe kalimi i tij në Inter është ide e agjentëve, Kia Joorabchian dhe Pini Zahavi.

Lexo po ashtu Candreva cakton afatin kur do të transferohet në Inter

Inter do të jetë në gjendje për të nënshkruar me Tevezin me ndihmën e Jiangsu Suning, klubit tjetër të drejtuar nga pronarët e tyre kinez, Suning Group.

Dy agjentët janë shumë të afërt me shefin e Suning, Zhang Jindong dhe u ftuan edhe në takimin e aksionarit formal që e pa atë të marrë përsipër nga Erick Thohir. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet