Seriali “O Sa Mirë” është pa diskutim një prej serialeve më të pëlqyer të momentin.
Shumë nga personazhet e këtij seriali kanë fituar menjëherë simpatinë e publikut, gjersa prurjet e reja të sezonit të ri si “Çbanja”, “Sasa” dhe “Xhesika” kanë qenë emrat të cilët janë pritur vërtet mirë nga publiku.
“Çbanja” dhe “Sasa” në fillim kishin raporte shumë të këqija, gjersa më vonë ato u bënë bashkë për t’i bërë ball “Xhesikës”, vajzën më tërheqëse të shkollës “O Sa Mirë”.
Por në fakt, ndryshe nga seriale, aktoret Arjola Demiri, Adriana Matoshi dhe Arta Nitaj, që në thelb janë personazhet e lartpërmendur, janë mike shumë të mira mes vete në përditshmëri.
Në një fotografi që faqja e “O Sa Mirë” ka publikuar në Facebook, ato shfaqen të treja së bashku duke shtrënguar me shumë dashuri njëra tjetrën.
Mund të jenë ‘rivale’ në serial, por ruajnë një miqësi të shkëlqyer jashtë tij. /Telegrafi/