Nuk ishte e mundshme të largohej shikimi nga kërdhokullat tepër të gjera dhe nga vithet e mëdha të Kim Kardashianit
Ylli i ‘reality show‘ reality show, sikur pikërisht këtë gjë e ka kërkuar: Ka veshur pantallona ngjyrë bezhë me resa, derisa ka pasur të mbathura këpucë nga lëkura e gjarprit, transmeton Telegrafi.
Fanella e zakonshme bezhë, sikur ishte aty vetëm që t’i orientonte shikimet më poshtë.
Kim me krenari ka përdredhur kërdhokullat e veta derisa ishte duke shëtitur në Los-Angeles në shoqëri të ish-dhëndrit, Scott Disick.
Tashmë me vite të tëra kanë qarkulluar thashethemet që yjet e ‘reality show‘ “i mbushin” kërdhokullat e tyre dhe vithet me filerë dhe silikone, në mënyrë që të marrin formën e dëshiruar, mirëpo duket që Kim e ka humbur ndjenjën për masën.
Figura e saj ka humbur plotësisht formën e orës së rërës, e cila kërkohet me operacione të këtilla. /Telegrafi/