Telegrafi

Gjykata ruse refuzon apelin e gazetarit amerikan për paraburgim – ai mund të dënohet me 20 vjet burg

Një gjykatë ruse ka refuzuar apelin e gazetarit të Wall Street Journal, Evan Gershkovich, për t’u lejuar të dalë nga burgu përpara gjyqit.

Më herët sot, gazetari amerikan u paraqit në një gjykatë në Moskë për të apeluar kundër një vendimi për ta mbajtur atë në paraburgim në një ish-burg të KGB-së të paktën deri më 29 maj, përcjell Telegrafi.

Shërbimi rus i sigurisë FSB arrestoi Gershkovich më 29 mars me akuza për spiunazh që mund të dënohen me 20 vjet burg për “mbledhjen e sekreteve shtetërore” rreth kompleksit industrial ushtarak.

Ai mohon të gjitha akuzat ndaj tij. /Telegrafi/

+++++

Mund të dënohet me 20 vjet burg, gazetari amerikan i arrestuar në Rusi është paraqitur në një sallë gjyqi në Moskë

Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich është paraqitur në një sallë gjyqi në Moskë në një seancë apeli kundër arrestimit dhe ndalimit të tij në një ish-burg të KGB-së me akuzën për spiunazh.

Ai qëndroi në një mbyllje xhami dhe metali brenda sallës së gjyqit të martën ku ai nuk tha asgjë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Shërbimi federal i sigurisë ruse e ndaloi Gershkovich në Yekaterinburg muajin e kaluar me akuza për spiunazh që mund të dënohen me 20 vjet burg.

Gershkovich, është gazetari i parë amerikan i arrestuar në Rusi me akuza për spiunazh që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Wall Street Journal ka mohuar se ai ishte i përfshirë në spiunazh, ashtu si edhe Uashingtoni.

Gjykata e Moskës po shqyrton një ankesë të paraqitur nga Gershkovich kundër vendimit për ta mbajtur atë në paraburgim në burgun Lefortovo në Moskë, ndërsa çështja është duke u hetuar.

Seanca është në thelb procedurale që mbulon mënyrën se si Gershkovich duhet të ndalohet në pritje të gjyqit, jo për thelbin e akuzave pasi hetuesit janë ende duke punuar për detajet e çështjes.

Gershkovich, djali amerikan i hebrenjve me origjinë sovjetike që ikën në Perëndim në vitin 1979, u arrestua nga FSB më 29 mars.

Ai u transferua në burgun Lefortovo, i cili në kohën sovjetike drejtohej nga KGB-ja, por tani mbikëqyret nga shërbimi federal i burgjeve.

Tradicionalisht është përdorur për të mbajtur të dyshuar nga FSB për spiunazh dhe krime të tjera të rënda. /Telegrafi/