Telegrafi

A mund ta kaloni këtë provë të CIA-s për të treguar kohën e saktë?

A keni fantazuar gjithmonë se si mund të bëheshit një agjent sekret? Atëherë do të bënit mirë ta kalonit këtë sfidë të CIA-s duke treguar sa është ora, pa asnjë orë.

Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane postoi testin e ndërlikuar në Twitter, duke u kërkuar përdoruesve të parashikojnë orën nga skena e paqartë e dimrit, transmeton Telegrafi.

Rrugët e akullta, autobusët shkollorë me dëborë dhe bredhat me gjelbërim të përhershëm që bënin hije të gjata ishte gjithçka që agjencia dha për këtë test.

Megjithëse shërbimi i famshëm i spiunazhit dha pak ndihmë, duke ngushtuar mundësitë në 7 të mëngjesit, 11 të mëngjesit ose 3 të pasdites.

Shumica prej përdoruesve menduan saktë, pra ora 7 e mengjesit, por siç shkruajti vet CIA, kjo nuk garanton punën.

Megjithëse pyetja në Twitter duket pak argëtuese, nxjerrja e të dhënave nga fotot e paqarta formon një pjesë thelbësore të mbledhjes së inteligjencës – dhe përdoret nga studiuesit e inteligjencës në të gjithë botën.

CIA ka qenë e njohur për rekrutimin e ‘spiunëve’ të mundshëm në mënyra të pazakonta: ata kanë një seksion në faqen e tyre të internetit për tërheqjen e adoleshentëve në agjenci. /Telegrafi/