Site icon Telegrafi

“Mund ta blejmë Coutinhon që në janar”

Barcelona është e gatshëm ta bëjë edhe një përpjekje që ta ofrojë në skuadër Philippe Coutinhon, dhe këtë e konfirmon CEO i klubit, Oscar Grau.

Klubi nga Camp Nou u mundua që ta blejë lojtarin gjatë verës, por që Liverpooli nuk pranoi asnjë ofertë që lojtari të largohet.

Drejtori i Barcës, Albert Soler, kishte thënë se Liverpooli ka kërkuar 200 milionë euro për lojtarin, pasi që Neymar ishte bashkuar me Paris Saint-Germainon.

Flitet se lojtari mund të largohet që në janar nga Liga Premier.

“Jemi gati ta blejmë Coutinho që në aftin dimëror, ose çdo lojtar tjetër që e kërkon stafi teknik”.

“Por duhet të kemi kontrolle, pasi çdo lojtar që vijë duhet të ketë edhe largime”.

Lexo po ashtu PSG nuk dorëzohet për Coutinhon, i thotë agjentit ta bllokojë transferimin e tij te Barça

“Ne duhet ta harrojmë çmimin që u pagua për Neymarin këtë verë. Pas taksave ne pranuam 188 milionë euro, ndërsa në thesarin e klubit përfunduan 144 milionë euro”,

Grau tregoi se Barca ka pasur buxhet rekord në sezonin 2017-2018 me 897 milionë euro, më shumë se në sezonin paraprak që ishin 708 milionë euro.

Coutinho i ka bërë vetëm tri paraqitje për skuadrën e Jurgen Klopp, duke shënuar dy herë.

Liverpooli gjendet në pozitën e shtatë në këtë start të Ligës Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version