Telegrafi

Mund ta besoni apo jo: Pesë lexues e kanë qëlluar rezultatin e ndeshjes Argjentinë-Arabia Saudite në lojën “Eskperti”

Arabia Saudite ka shkaktuar befasinë e parë në Kampionatin Botëror, pasi mposhti 2-1 Argjentinën, në duelin e Grupit C.

Derisa argjentinasit ishte duke fituar 1-0, në pjesën e dytë ata u shokuan, duke pësuar dy gola të shpejtë.

Derisa loja e Telegrafi.com, “Eksperti” po vazhdon të sjell shumë emocione në parashikimet e ndeshjeve, një befasi është shënuar po ashtu edhe sot (e marte).

Foto: Parashikimet e ndeshjes Argjentinë-Arabi Saudite në lojën “Eksperti” në Telegrafi.com/Prsc

Pesë persona kanë arritur ta parashikojnë saktë rezultatin e kësaj ndeshje, derisa tetë të tjerë kanë parashikuar vetëm humbjen e Argjentinës.

Kujtojmë se për një muaj me radhë, Telegrafi do të ndajë çdo ditë shpërblime për të apasionuarit e futbollit të cilët janë të saktë edhe në parashikimin e rezultateve.

Foto: Renditja momentale e pjesëmarrësve në lojën e Telegrafi.com, “Eksperti”/Prsc

Shpërblimet do të ndahen së bashku me partnerët tanë, Birra Peja dhe Go+.

Në fund të Katar 2022, do të mblidhen pikët e të gjitha parashikimeve dhe tre Ekspertët me më së shumti pikë do të përfitojnë njërën prej 3 shpërblimeve kryesore që dhurohen nga Birra Peja dhe GO+, siç janë:

iPhone 14 Pro

TV

Trotinet Elektrik


Numërimi i pikëve:

Telegrafi vlerëson çdo parashikim të saktë tuajin me maksimum 6 (gjashtë) pikë. Parashikimi i saktë i rezultatit vlerësohet me 4 pikë, parashikimi i fituesit të ndeshjes vlerësohet me 2 pikë.

Ekspertët që kanë pikë të barabarta, fituesi do të zgjidhet nëpërmjet shortit.


Rregullat e lojës shpërblyese:

Një llogari reale për person

Për të tërhequr shpërblimin, ju duhet një dokument identifikues (ID).

Stafi i Telegrafi.com nuk do të marrë pjesë në lojën shpërblyese dhe transparenca do të jetë maksimale. Luaj dhe fito, kliko këtu. /Telegrafi/