Në Vicente Calderon zhvillohet ndeshja kthyese gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit.
Los Blancos fituan me rezultat 3-0 në përballjen e parë në Santiago Bernabeu, ashtu që rivali i qytetit e ka thuajse të pamundur që t’i ndryshojë gjërat.
Sido që të jetë, futbolli ka parë edhe përmbysje më të mëdha, ashtu që duhet të presim zhvillim e ndeshjes kthyese për ta mësuar finalistin e këtij dueli.
Los Rojiblancos duhet të fitojnë me epërsi prej më shumë se tre gola dhe njëherësh nuk duhet të pranojnë gol, pasi nëse ndodh kjo, atëherë duhet të kenë më shumë se katër gola avantazh.
Cilido që të jetë triumfuesi, në finalen e Cardiffit (më 3 qershor) e pret Juventusi.
Trajnerët Diego Simeone dhe Zinedine Zidane i kanë gati planet e tyre dhe i kanë nxjerrë në fushë lojtarët te të cilët kanë më së shumti besim në aplikimin e taktikave të tyre.
Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Gimenez, Godin, Savic, Filipe; Gabi, Saul, Koke, Carrasco; Griezmann, Torres.
Formacioni startues i Real Madridit: Navas; Danilo, Varane, Ramos, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric; Isco, Ronaldo, Benzema.
/Telegrafi/