Telegrafi

Mulhaxha-Kollçaku: Pa më kërkuar falje, disa deputetëve të LDK-së as ‘mirëdita’ nuk do t’iu them

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka vendosur të ndërpresë komunikimin me disa deputetë të LDK-së.

Mulhaxha-Kollçaku në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LDK  le ta mendojë situatën me Glauk Konjufcën.

“Nëse ata janë prekur për një ndër figurat kyçe të tyre le të mendojnë kur kërkuan largimin e Konjufcës”.

Ajo thotë se disa deputetë të LDK-së e kanë ofenduar kur e kanë quajtur anti-amerikane.

“Pa më kërkuar falje, disa prej tyre kurrë më as mirëdita nuk do t’iu them”.

Ajo thotë se derisa Vetëvendosjen e kanë quajtuar anti-amerikane, si do të veprojnë me AAK-në që e kanë vendosur taksën.

Mulhaxha-Kollçaku thotë se partitë tjera bënë komedi për taksën ndërsa sot i bashkon të gjitha rrëzimi i Albin Kurtit.

“Ata po e bëjnë këtë pasi ne po punojmë mirë. Ne kemi bërë projektligjin për konfiskimin e pasurisë”, tha ndër të tjera Mulhaxha Kollçaku./Telegrafi/