Deputeti Krsto Mukoski nga grupi i ri parlamentar që dolën nga grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së, tha se shpreson që nesër herët Qeveria do të paraqes deri në Kuvend tekstin e amendamenteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kërkesat kanë të bëjnë me forcimin e mëtejshëm të identitetit maqedonas, trashëgimin kulturore dhe gjuhën. Ndryshimi gradual i emrit për përdorim të brendshëm, pasuar procesit të anëtarësimit të plotë të Maqedonisë në BE, anulimin e të gjitha ndryshimeve që rrjedhin nga marrëveshja në rast se Greqia nuk e ratifikon atë.
“Gjithashtu folëm edhe për trupin e pajtimit të brendshëm. Ajo duhet të fillojë të funksionojë në mënyrë efektive nga dita e hënë. Është dakorduar edhe numri i anëtarëve të trupit”, tha Mukoski.
Ai është mirënjohës që qeveria interesohet për kërkesat e tyre.
Tetë deputetët që ndihmuan në sigurimin e dy të tretave të shumicës në Kuvend për ndryshime kushtetuese, sot në mbrëmje u takuan me kryeministrin Zoran Zaev këtë pasdite./Telegrafi/